Albsig sh.a. është themeluar në vitin 2004 si një shoqëri sigurimi me vendndodhje në Shqipëri. Albsig është një shoqëri aksionere me kapital të përbashkët, e regjistruar sipas Ligjit Shqiptar nr.7638, më datë 19 nëntor, 1992 “Për Shoqëritë Tregtare” dhe e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Shqipërisë me vendim të Gjykatës së Rrethit të Tiranës, Nr. 28154, më datë 9 janar, 2004. Shoqëria jonë operon sipas liçensës së lëshuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), për tregtimin e policave të përgjithshme të sigurimit sipas rregullave të AMF-së në territorin e Shqipërisë. Autorizimi për të ndërmarrë aktivitetet e sigurimit të jo-jetës është marrë më datë 19 qershor, 2004, ndërsa liçensa që specifikon klasat e aktiviteteve është lëshuar më datë 10 shtator, 2004. Që prej vitit 2019, Albsig ofron produktet e reja të klasës 14 të jo-jetës "Sigurimi i kreditit".
Që prej vitit 2004, kemi ndërtuar biznesin rreth nevojave të klientëve, duke pasur në thelb vlerat e përbashkëta që na shoqërojnë çdo hap të punës. Si shoqëri aksionere me kapital të përbashkët, pjesë e GRUPIT Kastrati, shoqëria jonë ka shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë falë cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit, duke u gjendur pranë klientëve me 28 degë, si dhe nëpërmjet bashkëpunimit me mbi 400 agjensi që operojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Albsig ka një portofol me më shumë se 35 produkte sigurimi, gjë që na mundëson plotësimin e çdo nevoje të tregut të sotëm; që nga policat e sigurimit vullnetar të mjeteve motorike, sigurimi ndaj aksidenteve dhe zjarrit, e deri tek sigurimi i përgjegjësive për biznese të vogla, të mesme e të mëdha.
Klienti është prioriteti ynë. Ne tejkalojmë pritshmëritë tuaja falë shërbimit cilësor, integritetit dhe profesionalizmit. Paketat tona të produkteve ofrojnë mundësinë e zgjedhjes me nivelin optimal financiar, bazuar në kërkesat tuaja specifike. Synojmë të jemi partneri më i besueshëm për klientët tanë dhe të ecim gjithmonë përpara duke ndërthurur vlerat e konsoliduara me inovacionin në tregun e sigurimeve.
Misioni ynë është dhe do të mbetet stabiliteti financiar dhe e ardhmja e sigurt për stafin, klientët, dhe bashkëpunëtorët tanë; të sigurojmë zhvillim profesional dhe personal të stafit tonë e njëkohësisht të krijojmë partneritet të fortë me klientët duke ofruar mbështetje të plotë e të vendosur për t’u bërë zgjedhja e parë e çdo shqiptari.

ALBSIG
09 / 01 / 2004
Sigurimi jo-jetësss
Adresa: Rr. “Barrikadave”, K.POSTARE, 1001 – Tirana, Albania
Tel: +355 4 22 54 770
Tel: +355 4 22 54 764
Fax: +355 4 2254 664
Z. Shefqet Kastrati
Z. Arben Breshani
Znj. Ilda Mucmataj
Shefqet Kastrati
Z. Muharrem BARDHOCI
879,460.000
243 (viti 2022)