Polica e Sigurimit Minikasko ofron disa kombinime për t’u siguruar nga rreziqe për të cilat mendoni se duhet të jeni patjetër i përgatitur. Nëse mendoni se nuk ju duhet një sigurim i plotë Kasko, Albsig ju ofron mundësinë e sigurimit më ekonomik, me anë të policave të kombinuara të zgjedhura nga vetë ju. Minikasko eshte sigurimi i vetë automjetit për dëmtimet aksidentale nga përplasja e tij me një automjet tjetër, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të vërtetuar me proçes-verbalin e policisë.
Specialistët e Departamentit te Vlerësimit të Dëmeve do të bëjnë të mundur vlerësimin e dëmit te automjetit dhe ju do të dëmshpërbleheni menjëherë pa patur nevojë të prisni për dëmshpërblimin e kompanisë përgjegjëse.
Përveç mbulimit të përplasjeve, Polica Minikasko ju vjen në ndihmë duke ju mundësuar të zgjidhni mes mbulimeve të tjera që i konsideroni të domosdoshme për automjetin tuaj si:
Nëse ju nuk jeni shkaktar i aksidentit, mos pranoni fajësinë dhe polica e sigurimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme duke ju mbrojtur nga aksidente të tjera që mund të ndodhin.