Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, ndryshimet e motit, etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave askush nuk është i sigurt. Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre, prandaj, me pajisjen me sigurimin KASKO, mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar .
Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO, Albsig ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e aksidentit në trafik edhe atëherë kur jeni ju që e keni shkaktuar aksidentin.
Albsig, përmes policës së sigurimit të mjetit motorik KASKO, ofron mbulimet në sigurim lidhur me humbjen ose dëmtimin e plotë ose të pjesshëm të mjetit motorik si rezultat i rreziqeve të ndryshme duke garantuar dëmshpërblim në kohë rekord dhe riparim në servise të specializuara.
ALBSIG KASKO mbulon:
Dëmtimet aksidentale
Thyerjen e xhamave
Zjarr-Rrufe-Eksplozion
Katastrofat natyrore
Dëmtimet në parkim (pa autor)
Vjedhja
Transport me karroatrec
Sigurim për jashtë vendit
Shërbim GPS
Pajisja e automjetit tuaj me GPS
Me pajisjen e automjetit tuaj me GPS, do të keni mundësi që ta vëzhgoni në mënyrë të imtësishme automjetin tuaj.
Orët e qëndrimit ndezur apo fikur të mjetit apo gjeneratorit;
Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
Rruga e përshkruar nga mjeti gjatë çdo intervali kohor;
Kilometrat e përshkruar për çdo ndezje-fikje të mjetit;
Idle time (koha e qëndrimit ndezur të mjetit pa lëvizur për më shumë se 5 min);
Shpejtësitë e lëvizjes së tij;
Kilometrat e përshkruar për një ditë, javë, muaj apo për çdo interval që ju dëshironi;
Sigurim për jashtë vendit
Geofencing (zonat e lejuara për lëvizjet e mjeteve);
Mirëmbajtja e mjetit (kur duhet të ndërrohen vaj, filtra, goma kur mbaron siguracioni, kolaudimi etj.)
Informacione në kohë rekord për automjetin tuaj në rast vjedhjeje
Kur mjeti lëviz me motor të fikur;
Kur mjeti kalon shpejtësinë e lejuar;
Kur mjeti del nga zona e mbulimit;
Në rastet kur mjeti përfshihet në një aksident;
Qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur;
Përfitimet tuaja në rast se do pajisni automjetin me GPS
Kursim në shpenzimet e mëdha të karburantit ;
Sigurinë e automjetit/personelit tuaj;
Kur mjeti del nga zona e mbulimit;
Do të lajmëroheni në rast se mjeti del nga zona e lejuar (parkimi, magazina, etj), kur mjeti po lëviz me motor të fikur, kur mjeti përfshihet në një aksident etj;
Reduktim të kostove të transportit;
Rrit efektshmërinë e drejtimit të mjetit dhe performancën, duke ulur mundësinë për abuzime;