Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Sigurimi i shëndetit për bizneset – Përfitim i ndërsjellë

  • Home
  • Sigurimi i shëndetit për bizneset – Përfitim i ndërsjellë
Sigurimi i shëndetit për bizneset – Përfitim i ndërsjellë

Një sërë studimesh të kryera mbi rëndësinë e përfitimeve që një kompani ofron për punonjësit e saj kanë treguar se sigurimi i shëndetit është parësori për nga rëndësia që ka për çdo punonjës, por edhe për efektin pozitiv në performancën e kompanisë. Punonjësit janë thelbësorë në suksesin e një biznesi dhe një prej aseteve më të rëndësishme dhe si çdo aset tjetër, duhet siguruar. Përpos kësaj, periudhat e gjata të pandemisë kanë shtuar pasigurinë jo vetëm për punonjësit, por edhe për kompanitë në lidhje me shëndetin dhe ruajtjen e produktivitetit në punë. Paketat e sigurimit të shëndetit për bizneset ofrojnë një sërë përfitimesh që pëmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella, shtojnë produktivitetin dhe rrisin besueshmërinë, sepse një ekip i shëndetshëm bën një biznes të suksesshëm.

Çfarë përfitojnë punonjësit?

Pavarësisht shërbimit mjekësor publik falas, në shumë raste, punonjësit zgjedhin të mos tregojnë kujdes parandalues ndaj problemeve të mundshme shëndetësore për shkak të radhëve të gjata, burokracive, apo për mungesë kushtesh. Polica e sigurimit shëndetësor të punonjësit është një përfitim i madh, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot ekonomikisht shtrimet emergjente në spital, dhe për më tepër përfshin kontrollin vjetor rutinë dhe shërbime të tjera që përmban paketa e sigurimit shëndetësor e zgjedhur nga kompania. Rrjeti spitalor i kompanisë së sigurimeve mundëson trajtim preferencial në qendrat më të mira mjekësore, duke e bërë punonjësin të ndihet edhe më i vlerësuar.

Çfarë përfiton kompania?

Çdo biznes ka nevojë për talente dhe profesionistë të kualifikuar që zhvillojnë dhe çojnë përpara kompaninë. Pavarësisht se sigurimi i shëndetit mund të mos jetë arsyeja kryesore që një punonjës të zgjedhë të punojë në kompaninë tuaj, është pa dyshim një nga arsyet më të rëndësishme dhe veçanërisht për qëndrimin afatgjatë në vendin e punës çka garanton edhe investimin tuaj. Shëndeti i mirë fizik dhe moral në kompani, rrit performancën dhe ju bën punëdhënës të besueshëm për stafin tuaj.

Përse Albsig është zgjedhja e duhur për bizneset?

Ne kemi ndërtuar një biznes të suksesshëm që është gjithmonë në rritje dhe jemi një shembull mjaft i mirë suksesi falë edhe vlerësimit dhe kujdesit që tregojmë ndaj çdo pjesëtari të stafit tonë. Përparësia që i japim klientëve dhe marrëdhënia e besimit që krijojmë me secilin prej tyre forcon në afatgjatësi bashkëpunimin me përfitime të qëndrueshme për klientët tanë.

Paketat e sigurimit të shëndetit Albsig janë të standardeve më cilësore dhe të përshtatura për çdo klient; qoftë biznes, qoftë individ. Shërbimi i shpejtë dhe kujdesi i veçantë që tregojmë ndaj klientëve tanë, na bën gjithmonë e më shumë zgjedhjen e parë dhe më të sigurt.